Largimi i Artan Iljazit nga Shkupi, ja kush pritet të emërohet kapiteni i ri i skuadrës nga Çairi?

- Bota Sot

Largimi i Artan Iljazit nga Shkupi, ja kush pritet të emërohet kapiteni i ri i skuadrës nga Çairi?

Sa ishte Artan Iljazi pjesë e FC Shkupi, ai ishte edhe kapiten i parë, por në kushtet kur gardiani nga Kumanova u largua drejt Ballkanit të Suharekës, shtrohet pyetja logjike se kush do të jetë lojtari që do ta mbajë shiritin e kapitenit.

Pas largimit të Iljazit, duket se shanset më të mëdha janë që shiriti i kapitenit të kalojë në krahun e Hamza Ramanit.

Ai pritet të emërohet si kapiten për faktin e thjeshtë se është nga Çairi, është fëmijë i dalur nga shkolla e futbollit Shkupi dhe ndodhet në klub prej disa vitesh.

Kandidatura mund të jenë edhe të tjera por hë për hë Ramani duket shumë më afër të jetë lider i ekipit dhe të mbajë peshën jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në dhomat e zhveshjes.

Në ditët në vijim, kryesia e FC Shkupi do të përcaktohet për kapitenin e ri. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot