Ky është shoferi i Gjykatës që u kap me marihuanë e kokainë në Prishtinë

- Gazeta e Prizrenit

Ky është shoferi i Gjykatës që u kap me marihuanë e kokainë në Prishtinë

Ka përfunduar në pranga një punonjës i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u kap me substanca narkotike në rrugën “Xhemail Mustafa” është Menduh Peja, shofer i gjykatës.

I dyshuari është ndalur teksa ishte në lëvizje me veturën e tij dhe pas kontrollit, zyrtarët policorë i kanë gjetur drogë të llojit marihuanë dhe kokainë.

Droga e ndarë në qese është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit