Spikasin Dinamo – Elbasani dhe Tirana – Egnatia

- Bota Sot

Spikasin Dinamo – Elbasani dhe Tirana – Egnatia

Ditën e djeshme janë mësuar edhe çiftet cerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë, teksa tashmë ky turne i lë “stafetën” Superiores. Duele mjaft interesante janë në program për t’u zhvilluar në fundjavë.

Të shtunën do të luhen 2 takime. Gjithçka do të nisë me sfidën mes Laçit dhe Bylisit që do të luhet në Kurbin në orën 13:30. Ndërsa në orën 16:30 në “Arenën Kombëtare” do të sfidohen mes tyre Tirana dhe Egnatia.

Ndërkohë ditën e dielë do të zhvillohen 3 ndeshjet e tjera. Në Korçë dhe Durrës do të luhet paralelisht në orën 16:30. Skënderbeu pret Vllazninë, ndërsa Partizani luan në transfertë ndaj Teutës.

Sfida e fundit do të jetë mes Dinamos dhe Elbasanit, përballje që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 19:30 dhe që premton të jetë mjaft e luftuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot