FC Shkupi U11 me Alisa Vishin u nisën për në Turqi

- Bota Sot

FC Shkupi U11 me Alisa Vishin u nisën për në Turqi

FC Shkupi U11 me Alisa Vishin u nisën për në Turqi!

FC Shkupi, gjenerata U11, që udhëhiqet nga trajneri Alisa Vishi, sonte është nisur drejt Turqisë, aty ku nga data 17, deri me 19 janar do të marrë pjesë në turneun e 7-të tradicional në Kushadasi.

Në këtë turne shumë të fuqishëm, ku gjenerata U11 e FC Shkupit po merr pjesë për herë të parë, si zakonisht marrin pjesë ekipet më të njohura turke, si Galatasaraj, Beshiktash, Fenerbahçe, Goztepe, Istanbul Bashakshehir si dhe Akademia e skuadrës së njohur italiane të Interit,  me shkollën e saj në Turqi.

Është vetë presidenti i FC Shkupit, Yasin Konyali, që i mundësoi ekipit U11 pjesëmarrjen në këtë turne tradicional, duke bërë për të kuptuar se në të ardhmen shumë hapësirë do ju jepet pikërisht të rinjëve të Akademisë, nga ku pritet që në të ardhmen të dalin shumë talentë që do vërshojnë tregun europian të futbollit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot