Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i futsallit dhe mbështetja e turneve të ndryshëm si pjesë e rëndësishme në zhvillimin e futbollit në Shqipëri.
Në turne do të marrin pjesë 16 skuadra, të ndara në dy grupe për secilën grupmoshë. Çdo ekip do të luajë nga 4 deri në 6 ndeshje gjatë zhvillimit të turneut.
Grupmosha U-11: Grupi A: EMV Rinia, AP Dinamo, Viking, Titans.
Grupi B: Triumph, Tirana, Spartak, Lions
Grupmosha U-13:Grupi A: Tirana, Partizani, Albanët, Don Bosko Aka. Grupi B: Dinamo City, AP Dinamo, Rinia EL, Dajti.
Në fund, do të shpallen ekipet fituese për secilën grupmoshë.
Federata e Futbollit dhe Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë do të organizojnë nga data 18 deri më 21 janar turneun “Futsal Junior”. Ky aktivitet do të zhvillohet në parkun olimpik “Feti Borova” dhe do të jetë i vlefshëm për grupmoshat U-11 dhe U-13.