Një minutë heshtje në ndeshjet e fundjavës

- Bota Sot

Një minutë heshtje në ndeshjet e fundjavës

Ish-futbollisti i Kombëtares, “Nderi i Kombit” Sabah Bizi u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. 

Në nderim të figurës së tij, stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër hapi dyert e mortit duke pritur këtë të premte qindra e qindra qytetarë dhe tifozë të Vllaznisë.

Pjesë e homazheve ishin figurat më të larta politike dhe publike në Shkodër, ish-futbollistë, futbollistë dhe drejtues klubesh që shprehën konsideratat për të.

Në nderim të tij, ndeshjet e kampionatit shqiptar gjatë fundjavës do fillojnë me një minutë heshtje, teksa ish-klubet e tij të Vllaznisë dhe Partizanit kanë konfirmuar se do luajnë me shiritin e zi në krah.



Lexoni të gjitha në Bota Sot