Olmo nuk luan ndaj Benifca

- Bota Sot

Olmo nuk luan ndaj Benifca

Barcelona do të jetë pa Dani Olmo të martën kur të ndeshet me Benfica në Champions League.

Mesfushori spanjoll ka pësuar një lëndim, ka bërë të ditur skuadra katalanase.

"Rikthimi i tij do të përcaktohet nga rikuperimi i tij", ka thënë klubi i La Liga. 

Olmo ka pasur një fillim të mirë të sezonit, duke shënuar gjashtë gola dhe dhënë tri asistime në tetëmbëdhjetë paraqitje që nga transferimi i tij te Barcelona nga Leipzig gjatë merkatos së verës.

Skuadra spanjolle ndodhet në vendin e dytë në tabelën e Champions League pas pesë fitoreve dhe një humbje nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri tani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot