E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit që vdiq si pasojë e shpërthimit të fishekzjarrëve

- Gazeta e Prizrenit

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit që vdiq si pasojë e shpërthimit të fishekzjarrëve

Sot i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit Abdurrahman Memaj, cili dje humbi jetën pasi nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra nga shpërthimi i fishekzjarrëve në natën e Vitit të Ri në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Familja Memaj ka njoftuar se varrimi i djalit të tyre do të bëhet sot në fshatin Zhur.

I riu Abdurrahman Memaj ishte transferuar në Turqi për trajtim mjekësor, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Lajmin për vdekjen e 25-vjeçarit dje e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

“Sot me datë 20.01.2025, rreth orës 11:00 Sektori Rajonal I Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, nga një I afërm I familjes ështe informuar se viktima e rastit “Shkaktim I rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur në Prizren me datë 31.12.2024 ( shpërthimi I fishekzjarrev), si pasoj e lëndimeve të marra sot ka vdekur”.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit