Borussia Dortmund ka zyrtarizuar mëngjesin e sotëm shkarkimin e Nuri Sahin, gjë që përflitej prej javësh por humbja e mbrëmshme 2-1 ndaj Bologna-s ka vulosur përfundimisht fatin e trajnerit turk.
“Bild” bën me dije kandidati kryesor për të marrë drejtimin e verdhezinjve është Niko Kovac, ish-trajneri i Monaco, Eintracht Frankfurt, Wolfsburg apo dhe i Bayern Munich.
Zyrtarizimi i kroatit pritet të ndodhë brenda javës. Synimi kryesor i tij do jetë të sigurojë një vend për kupat e Europës për sezonin e ri, pasi aktualisht Dortmund renditet në vendin e dhjetë në Bundesligë.
Ndërkohë, drejtimin e përkohshëm të ekipit e ka marrë përkohshëm Mike Tullberg, trajneri i Dortmund U19.