Egnatia e pandalshme

- Bota Sot

Egnatia e pandalshme

Egnatia nuk ndalet në këtë sesion të merkatos.

Pas prezantimit të Sotës ditën e djeshme, klubi rrogozhinas prazanton blerjen më të re. Një emër i njohur rikthehet në Abissnet Superiore: Saliou Guindo afrimi më i fundit i kampionëve.

Sulmuesi nga Mali ka qenë pjesë e Laçit, Bylisit dhe Skënderbeut në kampionatin shqiptar, ndërsa së fundmi është aktivizuar me Lamian në Greqi.

“Saliou Guindo afrimi më i fundit i kampionëve.

Sulmuesi i njohur për kampionatin Shqiptar është afrimi më i fundit i Presidentit Demrozi. Pas firmosjes së kontratave, futbollisti i bashkohet ekipit në stërvitje”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas.

Guindo është afrimi i pestë i Egnatias në janar. Më herë me kampionët në fuqi të Shqipërisë janë bashkuar Sota, Dajsinani, Leo Melo dhe Fernando.



Lexoni të gjitha në Bota Sot