Ish-i i Superiores dhe një tjetër brazilian

- Bota Sot

Ish-i i Superiores dhe një tjetër brazilian

Besa nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Kavajasit kanë humbur disi terren me vendin e parë në tabelën e klasifikimit, teksa ndodhen 8 pikë larg Vorës.

Emiliano Çela ka kërkuar përforcime për të rikthyer skuadrën te rezultatet pozitive dhe drejuesit kanë tranferuar 2 futbollistëve. Saktësisht bëhet fjalë për Patric Nonato dhe Gabriel Castro de Cruz.

I pari është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar,ë pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Erzenit në Superiore dhe ka nisur stërvitjen me kavajasit. Ndërkohë i dyti është një qendërmbrojtës dhe është po nga Brazili.

2 poërforcime shumë të rëndësishme për kavajasit, të cilët shtonë kështu forcat në sulm dhe mbrojtje. Gjithashtu deri në mbyllje të merkatos, Çela pret minimalisht edhe 2 afrime të tjera për të bërë “top” skuadrën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot