Talenti shqiptar nga Velesi në futbollin suedez

- Bota Sot

Talenti shqiptar nga Velesi në futbollin suedez

Po shtohen radhët e futbollistëve shqiptarë në ligat e futbollit suedez.

Pas shumë futbollistëve shqiptarë që luajnë në Ligën e Parë dhe të Dytë suedeze, tani atyre u është shtuar edhe një talent i ri, një futbollist me perspektivë.

Fjala është për Naim Sinani, i cili luan me Värnamo U19.

Familja e tij kishte emigruar nga Jabollçishti i Epërm I Velesit drejt Suedisë.

Sinani e filloi karrierën në shkollën e futbollit të këtij klubi si shtatëvjeçar dhe kaloi nëpër të gjitha kategoritë e futbollit derisa pas disa  vjetëve pune intensive iu ra në sy ekspertëve suedeze  të futbollit, të cilët nuk ngurruan të thonë se Naimi  vërtet është një talent i rrallë i futbollit.

Naim Sinani ka marrë ftesë edhe nga kombëtarja suedeze U19, ku mbase e karakterizoi cilësia, shpejtësia të cilën e ka si dhe gjuajtjet e tij janë tejet të sakta.

“Është ëndërr imja, edhe dëshirë e prindërve të mi, sidomos e babait Xhemalit tek i cili i mësova hapat e para në futboll, që të ngjitem majave të futbollit”, thotë Naimi, i cili e ka kuptuar se vetëm me punë dhe stërvitje intensive do të arrijë një karrierë të suksesshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot