Uzuni në historinë e Ostin FC pa luajtur ende, Drejtori Sportiv e vlerëson

- Bota Sot

Uzuni në historinë e Ostin FC pa luajtur ende, Drejtori Sportiv e vlerëson

Ashtu siç pritej Myrto Uzuni iu bashkua ditën e djeshme zyrtarisht ekipit të Ostin duke u bërë kështu blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit teksan.

Pas firmës, për mediet u shfaq Drejtori Sportiv i Ostin FC, Rodolfo Borrell, i cili vlerësoi në maksimum bomberin shqiptar.

“Myrto është një goleador i lindur.

Ai ka treguar se njeh gjuhën e golit kudo që të luajtur dhe për ne do të jetë mjaft i rëndësishëm”, tha Borrell.

Sipas medieve spanjolle nga shitja e Uzunit skuadra e Granadës ka pëfituar plot 12.5 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot