Shqiptari nuk ndalet në Turqi, 2 gola dhe bën 3 asistime

- Bota Sot

Shqiptari nuk ndalet në Turqi, 2 gola dhe bën 3 asistime

Rei Manaj është kthyer në një formë të jashtëzakonshme.

Sulmuesi shqiptar i ka bërë sot të gjitha në ndeshjen Sivaspor-Kaysespor të përfunduar në shifrat 5-2.

Dy gola kanë ardhur nga sulmuesi shqiptar.

Ndërsa edhe në tre rastet e tjera kur topi ka hyrë në rrjetë, ishte falë asisteve të shqiptarit, duke përfshirë këtu edhe aksionin në të cilin u quajt autogol pasi lojtari i Sivaspor goditi dhe topi gjeti shtyllën, më pas trupin e portierit dhe rrjetën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot