Nevil Dede pas humbjes ndaj Tiranës: Faji mbetet jetim, sot nuk luftuam

- Bota Sot

Nevil Dede pas humbjes ndaj Tiranës: Faji mbetet jetim, sot nuk luftuam

Nevil Dede foli pas ndeshjes mes Bylisit dhe Tiranës, që këto të fundit fituan me rezultatin 0-3.

Nevil Dede deklaroi: “Ndoshta na sjell ters Tirana dhe kur ndërruan trajnerin e parë, morëm po 4 gola. I kërkova skuadrës, kur do të arrish paqen me veten, arrihet duke luftuar. Sot nuk ishim ditë e jona, nuk luftuam dot, nuk dinim. Faji ngelet jetim, por në fund i takon trajnerit. Për ndeshjen e sotme të dështuar, përgjegjësia është personale. Jam krenar për punën e çunave në këtë periudhë, por sot nuk arritëm të luftonim.

Kur del ndeshje e dështuar, të gjitha bëhen bashkë. Në fund më rezulton, që dhe në të gjithë këto morëm gola në 3 episode. Nuk është se na vuri në vështirësi Tirana. Gabuam deri te humbjet e topit pafund. Nuk tentuam kurrë që të kërkonim sulmuesit tanë. Pjesën e parë duhet të ishim më konkretë. Përgjegjësitë e mia, si euforinë dhe freskimet e lojtarëve. Do vinte një ditë që do humbnim se po të kishim ecuri tjetër do flitej që ne të dilnim kampion.

Në momentin që morëm golin e tretë, ata lojtarë që po luanin 90 minuta po luftonin për të shpëtuar golin e tretë, ndërsa të gjithë lojtarët e stolit ishin te mesi i fushës. Kjo tregon se nuk ditëm të luftonim sot, për të arritur paqen me veten.

Nuk jemi skuadra favorite, Tirana është brend tjetër i Superiores apo futbollit shqiptar. E vërteta e thjesht dhe e lexueshme, kur nuk jemi në ndeshje do të shpërbëhemi. Futbolli nuk luhet vetëm, është sport kolektiv.

Ne kemi avantazh të madh, që dimë të reagojmë dhe të falim. Vazhdojnë Krishtlindjet tona.

Merita e Tiranës, shfrytëzoi ndeshjen, çdo situatë. Ne nuk bëmë asgjë sot. Meriton komplimente Tirana, na mundën me meritë. Duhet të pranojmë realitetin në disa ndeshje dhe në momente të caktuara”, u shpreh Dede 



Lexoni të gjitha në Bota Sot