Ernest Gjoka ka folur pas fitores së parë që mori me Skënderbeun në kampionat. Bardhekuqtë mposhtën Teutën me rezultatin 2-1.
Trajneri i Skënderbeut, i cili sot ka dhe datëlindjen, deklaroi pas ndeshjes:
“Është fitore karakteri, falenderoj futbollistët për çfarë dhanë dhe besimin që patën. Ndeshje të vështira, të gjithë këto humbje dhe barazime, nuk është kollaj nga ana mentale. Uroj dhe besoj të jetë kthesë e madhe për këtë skuadër, besoj i ka cilësitë për të mos qenë në këtë vend ku jemi.
Mendoj se nuk është se nuk kishim ndërtuar të ishim agresivë, por kundërshtari nuk po na jepte momenti me posedimin e topit të tyre. Ne ishim fokusuar të mbyllnim mesfushën e kundërshtarit. Goli që pësuam ishte moment ngërçi. Pjesa e dytë ishte diçka ndryshe, futëm Rashicën në start.
Dhe pse dolëm me të kuqe, reaguam. Forca sulmuese dha dhe shënimin e golit.
Rashica nuk është më lojtari ynë, do e kemi në dispozicion deri nga mesi i shkurtit. Do mundohemi ta shfrytëzojmë, ai kishte dhe problematikë, nga e hëna në të enjte duke bërë vizitat mjekësore, dje ishte i sëmurë me 39, sot sakrifikoi për skuadrën.
Dhe Nikaj nuk ka ardhur në kondicionin më të mirë. Të gjithë çunat sot kanë marrë notën maksimale për këtë shpirt gare. Në futboll nëse mendon që do fitojmë, fiton.
Besoj se kjo skuadër ka mundësi të mos jemi këtu. Duhej kjo shkundje. Futbollistët po besojnë se mund të fitojnë çdo ndeshje. Kur një skuadër dëmtohet është shumë e rëndë psikologjikisht për ta ngritur skuadrën”, u shpreh Gjoka.