Ish - lojtari i Kukësit dhe Luftëtarit shkund rrjetën në Turqi

- Bota Sot

Ish - lojtari i Kukësit dhe Luftëtarit shkund rrjetën në Turqi

Eduart Rroca ka shënuar golin e radhës në Turqi. 

Ish-lojtari i Kukësit dhe Luftëtarit realizoi penalltinë për Keciorengucu në transfertën e Bandirmaspor.

Ishte minuta e 55-të, kur Rroca dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 0-2.

Vërshëllimat e tifozëve vendas ishin të shumtë, por 31-vjeçari reagoi si duhet me eskperiencën e tij.

Vetëm 1 tifoz ishte duke e festuar golin e Rrocës në këtë transfertë dhe ky detaj u fokusua nga regjia.

Në Ligën e Parë turke, tashmë Rroca numëron 5 gola dhe 3 asiste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot