Vora ka barazuar në shtëpi përballë Besës në supersfidën e vlefshme për javën e 20 të Kategorisë së Parë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi në barazim 1-1. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i vendasve, Arjan Bellai.
“Dua t’i jap lojtarëve të mi komplimentet lojtarëve të mi. Na vunë në vështirësi në markime. Jemi të kënaqur për golin dhe barazimin. Duhet të futemi gjithnjë për fitoren. Mund të biesh poshtë nëse nuk fiton çdo ndeshje. Kemi fituar vetë kënaqësi mendoj.
Duhet të analizojmë pse nuk kishim freskinë e duhur në pjesën e dytë si në pjesën e parë. Problemi kryesor mbrojtja. Kishim shumë pasime të gabuara dhe nxitonim shumë.
Episodet me faullat na futën në alarm në të dy pjesët. Nëse do të ishte një portier tjetër mund të kishte shënaur Mazrekaj. Meritë e Ruçit. Nuk kishim qetësi si në pjesën e parë. Kemi ekip që vrapon, jemi kërkues në sulm.
Mund të punojmë më shumë me Hasën dhe Marion nga gjendja fizike që të ndihmojnë ekipin. Të gjithë duhet të markojnë. Jo se ata nuk e ndihmuan ekipin sot, por duhet më shumë. Bëmë ndërrimet e duhura.
Ne nga jugu japim gjithnjë përgjigje diplomatike. Nuk ka mbaruar asgjë akoma”, u shpreh Bellai.