Nainggolan hetohet për shpërndarje të drogës

- Bota Sot

Nainggolan hetohet për shpërndarje të drogës

Ish-lojtari i njohur i Roma, Inter dhe Cagliari, Radja Nainggolan, është në qendër të një hetimi të autoriteteve belge që lidhet me drogën. 

Sipas raportimeve të shtypit belg, Nainggolan dyshohet se është i përfshirë në një hetim për trafik droge, ku po hetohet për importimin e kokainës nga Amerika e Jugut në Europë, përmes portit të Antwerp, dhe shpërndarjen në Belgjikë. Hetimi ka përfshirë qytetet Antwerp dhe Bruksel, dhe mesfushori është pjesë e një hetimi të gjerë që ka si fokus krimin e organizuar në Belgjikë.

"Hetimi bazohet në dyshimet për importimin e kokainës nga Amerika e Jugut në Europë përmes portit të Antwerp dhe shpërndarjen në Belgjikë. Në përputhje me parimin e pafajësisë, nuk do të jepen informacione të mëtejshme", ka thënë Prokurori Julien Moinil. 

"Arrestimi i Nainggolan është pjesë e një hetimi më të gjerë mbi krimin e organizuar. Të hënën në mëngjes, policia federale gjyqësore në Bruksel kreu tridhjetë kontrolle, kryesisht në provincën e Antwerp dhe në Bruksel, si pjesë e një dosjeje të departamentit të krimit të organizuar të prokurorisë publike të Brukselit".



Lexoni të gjitha në Bota Sot