Zyrtarizimi brenda 48 orëve

- Bota Sot

Zyrtarizimi brenda 48 orëve

Man. Junajted po përparon në negociatat e tyre për transferimin e anësorit danez Patrik Dorgu.

Gjiganti anglez kishte provuar ditë më parë me një ofertë prej 27 milionë eurove, por që ajo është hedhur poshtë nga Leçe.

Fabrizio Romano ka konfirmuar se dy klubet janë në bisedime të avancuara për të gjetur një marrëveshje për transferimin e lojtarit. Oferta e re e Junajtedit është rreth 37 milionë euro përfshirë bonuset, ofertë që duket se do ta bind Leccen për ta pranuar atë.

20-vjeçari që luan në dy krahët ka shkëlqyer me fanellën e Leçes duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar një asistim në Serie A.

Dorgu ka dhënë miratimin e tij për tu transferuar në “Old Traford”, derisa marrëveshja pritet të mbyllet në 48 orët e ardhshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot