Joao Felix lë Chelsea pas 6 muajsh

- Bota Sot

Joao Felix lë Chelsea pas 6 muajsh

Skuadra e Aston Villa ka nisur bisedimet me Chelsea për të siguruar sulmuesin portugez Joao Felix.

25-vjeçari nuk është titullar te “blutë” e Londrës dhe është aktivizuar nga trajneri Maresca kryesisht në ndeshjet e Kupës në Angli apo në Conference League.

Me vetëm 12 paraqitje e 1 gol në Premier League këtë sezon, lojtari po kërkon një sistemim të ri dhe menaxheri i tij Jorge Mendes është duke biseduar me drejtuesit e Aston Villa.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2030 me Chelsea dhe ka një kosto prej 30 milionë eurosh, por palët po punojnë për një huazim për 6 muaj, pa të drejtë blerje.

Ditët e mbetura të merkatos pritet të sjellin të reja në lidhje me këtë transferim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot