Manchester City është paralajmëruar të përgatitet për një zbritje prej 40 pikësh, por rrëzimi automatik në Championship përjashtohet.
Kampionët në fuqi të Anglisë kanë të paktën 115 akuza të Fair Play Financiar të varura mbi kokën e tyre. Një seancë dëgjimore për keqmenaxhimin e supozuar monetar ka përfunduar, por ende nuk është dhënë asnjë vendim.
Dr Rob Wilson, një profesor i ekonomisë në Universitetin Sheffield Hallam, ekspert kryesor në financat e futbollit ka deklaruar:
“Unë nuk pres që ata të bien nga kategoria. Mendoj se do të ketë një zbritje të madhe pikësh, që mendoja se do të ishte rreth 50, por kjo ishte kur ata ishin në krye të Ligës Premier.
“Unë mendoj se diku midis 20 dhe 40 ndoshta do të jetë vendi ku ata përfundojnë dhe ndoshta një embargo në merkaton e verës, gjë që mund të shpjegojë pse aktiviteti në merkaton e janarit ka qenë i tillë.
“Unë pres që ata të ndëshkohen, por do të jetë një fitore për Man City dhe do të jetë një fitore për Premier League sepse do të jetë zbritja më e madhe e pikëve që ata kanë pasur ndonjëherë, por nuk do të jetë e mjaftueshme për destabilizuar klubin e futbollit”.
City – i cili ka bërë histori me katër titujt radhazi të fituar në Angli – aktualisht është në vendin e katërt në renditjen e Premier League.
Një zbritje e madhe prej 40 pikësh do t’i linte ata me vetëm një pikë dhe do t’i çonte në vendin e fundit të renditjes, 16 pikë larg mbijetesës kur ka mbetur më pak se gjysma e sezonit ende për të luajtur.