Szczesny: Më pëlqen projekti i ri i Juventusit

- Bota Sot

Szczesny: Më pëlqen projekti i ri i Juventusit

Wojciech Szczesny do të jetë titullar sonte në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Atalantës. Pas përfundimit të sezonit të kaluar, polaku kishte vendosur t’i jepte fund karrierës së tij si futbollist, por më pas erdhi thirrja e papritur nga Barcelona për të zëvendësuar të dëmtuarin Marc-André ter Stegen.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, portieri foli për Juventusin dhe projektin e ri bardhezi: “Më pëlqen projekti, por është e qartë se kur ndryshon gjithçka, duke parë nga e ardhmja, përfundon duke sakrifikuar rezultatet në sezonin e parë. Më pëlqen shumë ideja e futbollit që ka Thiago Motta dhe mënyra se si po luan ekipi.

Sigurisht, ka pasur disa barazime të tepërta, por shumë prej tyre erdhën në minutat e fundit, kur skuadra ishte në avantazh. Kjo është pjesë e rritjes së të rinjve, të cilët duhet të mësojnë, për të përdorur një shprehje të Max Allegrit, të menaxhojnë ndeshjet në momentet vendimtare. Ky Juventus ka hapësira të mëdha për përmirësim dhe jam i sigurt se do të rikthehet të jetë ai i dikurshmi”.

Në lidhje me çështjen e Vlahovic, polaku shtoi: “Dusan është dhe do të jetë një sulmues i madh, shpresoj që këtë ta tregojë te Juventusi. Ka një aftësi të jashtëzakonshme për të shënuar. Mund të luajë një rol të ngjashëm me atë që kishte Zirkzee te Bologna, është teknikisht i fortë dhe di si ta mbrojë topin”.

A e priste largimin e Danilos: “Nuk mund ta prisja largimin e një lojtari të madh dhe një lideri të shkëlqyer. Dani ishte shumë i rëndësishëm brenda dhomave të zhveshjes së Juventusit. Sidoqoftë, ky është futbolli. Në fakt, nuk e prisja as largimin e Szczesny.



Lexoni të gjitha në Bota Sot