Sipas asaj që raporton e përditshmja turke ‘Sabah’,
Real Madridi është i interesuar për Onuralp Çevikkan, një portier të ri i talentuar vetëm 19 vjeç.
Vëzhguesit e klubit madrilen e kanë ndjekur disa herë portierin gjatë ndeshjeve të kombëtares turke U-18, duke mbetur të impresionuar nga cilësitë e tij dhe kanë vendosur të nisin bisedimet për ta transferuar të riun në Valdebebas.
Lajmi është konfirmuar edhe nga ‘AS’, e cila shpjegon se plani i Real Madridit është ta integrojë Çevikkan në Castilla, ekip rezervë i klubit, për t’i dhënë një shtysë të re akademisë së të rinjve.
Ky projekt konsiderohet një nga prioritetet e klubit. Megjithatë, Florentino Pérez dhe stafi i tij do të duhet të zhvillojnë negociata me Trabzonsporin, klubi aktual i lojtarit.
Në këtë kontekst, Serhat Pekmezci, ish-vëzhguesi i Fenerbahçes, deklaroi: "Kam pasur mundësinë të punoj me Onuralp Çevikkan.
Ai është një portier shumë i talentuar me një të ardhme premtuese.
Trabzonspori e ka nën kontratë për 10 vitet e ardhshme dhe Real Madridi i dërgoi një letër interesi sezonin e kaluar me një ofertë prej 10 milionë eurosh.
Megjithatë, Trabzonspori e refuzoi këtë propozim, pasi e konsideron Onuralp si një lojtar me potencial të madh."