Brdariç: Nuk bëjmë më hapa pas, duam 3 pikët kundër Teutës

- Bota Sot

Brdariç: Nuk bëjmë më hapa pas, duam 3 pikët kundër Teutës

Vllaznia do të udhëtojë nesër drejt “Niko Dovanës” ku do të përballet me Teutën.

Në prag të kësaj sfide, trajneri i shkodranëve, Tomas Brdariç foli në konferencën e zakonshme për shtyp.“Është një ndeshje speciale nesër dhe duam të kthejmë ritmin siç ishim para ndeshjes me Egnatian, ishte në balancë, por vetëm rezultati zhgënjeu, kemi analizuar ndeshjen por nesër do të bëjmë më mirë. I mirëpresim impaktet në ekip, është një falenderim i madh të jem trajner i Bekim Balajt, dhe të arrijmë të fitojmë prej meritave të tij. Po ashtu kam punuar edhe me Krujën që është pjesë e 11-shes më të mirë. Nesër është një ndeshje serioze.

Çdo ndeshje është e fortë dhe jemi të vetëdijshëm për këtë,

Teuta ndërroi trajnerin, Devolli është me eksperiencë, kanë lojtarë të shpejtë dhe interesantë, na duhet një strukturë më e mirë. Të gjithë lojtarëve do tju vijë radha për të luajtur, nesër do të kemi ndryshime, jam i lumtur që Krymi është kthyer, Gruda tregoi që është shumë i rrezikshëm, kemi lojtarë me cilësi.

Duhet të përmirësojmë disa gjëra, po shkojmë në drejtim të duhur dhe të rrimë me këmbë në tokë, të jemi sa më të kujdesshëm. Duam 3 pikët nesër.

Është një ndeshje e fortë. Është një rrugë shumë e gjatë, është mirë të kemi ëndrra, e dimë si funksionon futbolli, Bekimi investoi në anë maksimale, dhe duhet të arrijmë te titujt dhe duhet të punojmë. Nuk duam të humbim kohë dhe as pikë, gjithmonë si ndeshjen e kaluar që nuk morëm pikë është një hap pas, kjo është ajo që do bëjmë dhe nesër tregojmë reagim të mirë”, deklaroi Brdariç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot