Fitorja 4-1 ndaj Stuttgartit i siguroi PSG së Luis Enrique hyrjen në fazën e “play off”-it të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e kryeqytetit francez tani pret të mësojë kundërshtarin e saj, i cili do të jetë një mes Brest dhe Monaco, por ndërkohë shijoi një tjetër mbrëmje të madhe europiane.
Një nga protagonistët e sfidës ndaj gjermanëve ishte Gianluigi Donnarumma.
Portieri italian, i preferuar sërish ndaj Safonov, ka ripohuar dashurinë e tij për klubin që e priti në vitin 2021:
“Shpresoj të qëndroj këtu dhe të rinovoj. Jam këtu, kjo është shtëpia ime. Ndihem shumë mirë këtu dhe shpresoj të vazhdoj të punoj mirë në Paris”.
Një hap tjetër drejt rinovimit, që i shtohet deklaratave të tij pas fitores ndaj Manchester City. Numri një i kombëtares italiane kishte shprehur tashmë dëshirën për të qëndruar me kampionët e Francës pas përmbysjes epike ndaj skuadrës së Pep Guardiolës.