Barcelona barazoi 2-2 ndaj Atalanta-s në ndeshjen e fundit për fazën e parë të Champions League. Lojtari më i mirë i ndeshjes u vlerësua Lamine Yamal, autori i golit të parë për Barcelonën.
Në minutat shtesë, Flick e zëvendësoi 17-vjeçarin me Pau Victor, por Yamal nuk e fshehu dot zemërimin për këtë vendim të trajnerit, duke ecur i mërzitur përgjatë vijës anësore.
Në një intervistë pas ndeshjes për Cadena SER, Yamal shpjegoi edhe zemërimin e tij për zëvendësimin.
“Unë dua të luaj sa më shumë minuta të jetë e mundur, por e kuptoj që edhe shokët e mi të skuadrës që janë në stol kanë të drejtë të kenë mundësitë e tyre.
Flick më tha të qetësohesha, se bera një ndehsje të mirë dhe tani të fokusohesha për në La Liga”, tha Yamal.