Pesoto i kënaqur: Bukur që shmangëm derbin italian,

- Bota Sot

Pesoto i kënaqur: Bukur që shmangëm derbin italian,

Xhanluka Pesoto duket i kënaqur me shortin e play-off-it të Ligës së Kampionëve që vuri përballë Juventusin me holandezët e PSV-së. 

 Menaxheri i  bardhezinjve, komentoi për “Sky Sport” për ndeshjen kundër holandezëve, me të cilët juventinët u përballën në duelin e parë të grupeve, duke triumfuar me shifrat 3 me 1. 

“Është bukur të shmangim një derbi italian menjëherë, sepse do të na lejojë të çojmë dy skuadra në raundin tjetër.

Ne luajtëm ndeshjen e parë kundër tyre, jemi të bindur se mund të kalojmë në raundin tjetër, por duhet të arrijmë atje në kushtet më të mira të mundshme” – shpjegoi ish-mbrojtësi. 

“Juventusi duhet të ketë besim në atë që bën. Ka shumë lojtarë me vlera dhe nuk duhet të bëjmë gabime të përsëritura.

Kemi pasur edhe shumë dëmtime, kjo do të thotë që shumë lojtarë duhej të luanin me vazhdimësi në disa momente freskie, por është një ekip i ri dhe duhet të besojë se mund të arrijë sa më lartë”, u shpreh Pesoto.



Lexoni të gjitha në Bota Sot