Rooney i sugjeron yllit të United të largohet sa më parë

- Bota Sot

Rooney i sugjeron yllit të United të largohet sa më parë

Wayne Rooney ka qenë i ftuar në “The Overlap”, podkastin e Gary Neville, ku ndër të tjera zbuloi këshillën që i ka dhënë Marcus Rashford, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes këtë merkato dimërore.

“Kam folur disa herë me Rashford dhe e kam këshilluar të largohet nga Manchester United, sepse çfarëdo që të ndodhë te ky klub, ai nuk është më i njëjti, nuk është vetvetja. Ai duhet të largohet diku tjetër për të pasur një fillim të ri”, tha Rooney.

Për Rashford ka pasur interes nga disa klube të njohura sidomos nga Barcelona, por problem mbetet paga e tij rreth 18 milionë euro në vit, gjë që është kthyer në pengesë për arritjen e marrëveshjes mes palëve.

Manchester United ia ka bërë të ditur se do të lejojë huazimin e tij vetëm në rast se klubi i ri pranon të paguajë gjithë pagën për pjesën e mbetur të sezonit.

Amorim e ka shprehur publikisht pakënaqësinë ndaj Rashford, duke thënë se për aq kohë sa ai nuk impenjohet në stërvitje, do të mbetet jashtë ekipit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot