Korçarët transferojnë 4 futbollistë

- Bota Sot

Korçarët transferojnë 4 futbollistë

Skënderbeu ia ka dalë të përforcohet në limitet e merkatos. Korçarët kanë arritur marrëveshjen me 4 futbollistë, të cilët pritet të zyrtarizohen shumë shpejt nga klubi.

Drejtuesit kanë “grabitur” te Teuta sulmuesin Saleh Nasr.

Ndërkohë kanë tranferuar edhe 2 afrikanë dhe 1 brazilian.

Bëhet fjalë për Amadou Sabo, Zhoao Felipe dhe Benson Young, të cilët do të mbajnë veshur fanellën e korçarëve për pjesën e mbetur të sezonit. Me këto lëvizjen e fundit tashmë ka shkuar në 6 numri i afrimeve në këtë merkato.

Kujtojmë se korçarët kanë transferuar edhe Estra dhe Luca, të cilët kanë nisur prej ditësh përgatititjet me skuadrën. Tashme Ernest Gjoka ka më shumë mundësi zgjedhjeje në mesfushë dhe sulm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot