Akil Gjakova zë vendin e dytë në Grand Slam Paris 2025. Në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë ai mposhti me Ippon, francezin Peter Jean.
Në xhiron e radhës ai mposhti me Ippon, japonezin Shusuke Uchimara Kurse në çerekfinale mposhti me yuko, garuesin nga Azerbejxhani, Rashid Mammadaliyev.
Gjakova në finale u mposht nga Shakhram Ahadov nga Uzbekistani, por duke sjellë në shtëpi medaljen e argjendtë.