Vladi shënon gol, Hajrizi autogol në Kampionatin e Zvicrës

- Bota Sot

Vladi shënon gol, Hajrizi autogol në Kampionatin e Zvicrës

Lugano ka shënuar fitore të mundimshme me rezultat 3:2 ndaj Sionit.

Karakateristikë është se Shkëlqim Vladi shënoi për Luganon dhe Kreshnik Hajrizi i Sionit, realizoi autogol.

Për vendasit shënuan Vladi (25), Hajrizi (82 – autogol), Grgiç (90+4 nga penalltia) dhe për udhëtuesit realizuan Miranchuk (15) e Sorgiç (88).

Portieri Amir Shaipi, futbollistët Albian Hajdari, Uran Bislimi e Shkëlqim Vladi, u paraqitën standardë për Luganon dhe Kreshnik Hajrizi për Sionin.

Benjamin Kololli futet në lojë në minutën e 80-të për Sionin,

Bislimi u zëvendësua në mintutën e 74-të e Vladi në atë të 81-tën.

Lugano kryeson me 38 pikë e Sioni zë vendin e 9-të me 26 pikë pas javës së 21-t[ në kampionatin zviceran.



Lexoni të gjitha në Bota Sot