Derbi i madh në Itali

- Bota Sot

Derbi i madh në Itali

Ditën e sotme të gjithë futbolldashësit në botë do të kenë vëmendjen e tyre në Itali.

Pikërisht mbasditen e sotme duke nisur nga ora 18:00, Milan dhe Inter do të përballen për të luajtur “Derby della Madonnina”.

Një sfidë mjaft interesante, e cila zhvillohet në kuadër të javës së 23-të të Serie A. Sfida e “San Siros”, pritet të jetë një spektakël i vërtetë si në fushë, ashtu edhe në tribuna.

Ndërkohë që favorit në këtë derbi shihet Inter, për shkak se renditet në vendin e dytë në tabelë me 50 pikë. Në krahun tjetër, Milan me 34 pikë mban vendin e 8-të dhe klubi kuqezi po kalon një moment tepër të vështirë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot