Lojtari shqiptar pas fitores ndaj Real Madridit: Natë e paharrueshme

- Bota Sot

Lojtari shqiptar pas fitores ndaj Real Madridit: Natë e paharrueshme

Espanyol mori mbrëmjen e djeshme një fitore mjaft të rëndësishme në shtëpi përballë Real Madrid.

Sfida e vlefshme për javën e 23 të La Liga, përfundoi 1-0 në favor të vendasve.

Një ndshje mjaft e mirë ishte edhe për Marash Kumbullën.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhuroi performancë mjaft të mirë përballë “yjeve” si Mbappe apo Vinicus. Teksa për këtë ndeshje, Kumbulla ka reaguar në rrjetet sociale, ku falenderon tifozët.

“Performancë e shkëlqyer nga ekipi në një natë të paharrueshme! Falenderime të veçanta për tifozët për mbështetjen dhe energjinë që na kanë dhënë. Le të shkojmë”, shkruan Marash Kumbulla.



Lexoni të gjitha në Bota Sot