Po Xherdan Shaqiri, e kush tjetër! Atmosferë drithëruese

- Bota Sot

Po Xherdan Shaqiri, e kush tjetër! Atmosferë drithëruese

Xherdan Shaqiri, një mjeshtër i harkimeve, këtë e dëshmoi edhe në përballjen në udhëtim me Zurich-un, në një atmosferë drithëruese ku rreth 25 mijë shikues janë të pranishëm.

Baseli avancon me rezultat 1:0 me golin e Kevin që realizoi me kokë pas harkimit si me milimetër nga gjuajtja e lirë e Xherdan Shaqirit.

Goli bie në minutën e 36-të.

Në minutën e 34-të, portieri i Baselit e priti penalltinë e futbollistit Chouiar.

Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit.

Kapiteni Shaqiri mjaft i rrezikshëm madje ka pas një goditje të fortë nga distanca në minutën e 23-të e me mund të madh portieri vendas e dëboi në korne.



Lexoni të gjitha në Bota Sot