Asambleja e Përgjithshme e SHRF Gjirokastër do të zhvillojë punimet vjetore me 3 shkurt

- Bota Sot

Asambleja e Përgjithshme e SHRF Gjirokastër do të zhvillojë punimet vjetore me 3 shkurt

Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër do të zhvillojë punimet vjetore nesër në ora 12:00 në qytetin e Gjirokastrës.

Në këtë asamble priten të merren vendime të rëndësishme për aktivitetet futbollistike në këtë qark sportiv që përfshin bashkitë Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë, Dropull, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë.

Sipas rendit të ditës, pritet që të diskutohet raporti i aktivitetit të Shoqatës, të miratohen pasqyrat financiare, buxheti për vitin 2025 si edhe të zgjidhen delegatët që do të përfaqësojnë SHRFGJ-në në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Një nga pikat kryesore është edhe ndryshimi i emblemës së SHRFGJ-së.

Anëtarët do të kenë mundësinë që të diskutojnë edhe mbi problemet konkrete që mund të kenë dhe që duan t’u jepet zgjidhje nga Shoqata dhe Federata e Futbollit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot