Mërgim Vojvoda do të jetë lojtari më i ri i Komos.
“Sky Sport” ka zbuluar lëvizjen e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës brenda Seria A.
Vojvoda do të largohet pas më shumë se 4 vitesh te Torino. 30-vjeçari u dakordësua për këtë transferim, pasi kishte kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit.
Aktualisht mbrojtësi i djathtë është i dëmtuar. Rikuperimi i tij pritet të marrë dhe 2 javë kohë.
Çesk Fabregas do të llogarisë shërbimet e Vojvodës për pjesën e mbetur të sezonit. Komo po lufton për mbijetesën pas ngjitjen në Seria A, ndërsa mban vendin e 15-të.