Galatasaray, i cili është në vendin e parë në Superligën e Turiqisë, dëshiron të shtojë të paktën një mbrojtës në skuadër deri në fund të afatit kalimtar. Është pohuar se drejtuesit janë të interesuar për lojtarin shqiptar Ardian Ismajli, i cili luan te Empoli.
Është bërë e ditur se Victor Nelsson nuk është përfshirë në skuadër për shkak të mundësisë për një transferim. Prandaj, Galatasaray vazhdon të kërkojë mbështetje në zonën e mbrojtjes pas largimit të Nelsson.
Është raportuar se mbrojtësit të Empolit, Ardian Ismajli, i skadon kontrata në fund të këtij sezoni. Ismajli, i cili është në kërkim të një klubi, përmendet si emër i duhur për Galatasaray, përcjellë KosovaPress.
Thuhet se Galatasaray do ta kthejë këtë situatë në një mundësi dhe do ta shtojë lojtarin në skuadër për një tarifë të përshtatshme transferimi.