Skënderbeu bëhet “top” para Dinamos

- Bota Sot

Skënderbeu bëhet “top” para Dinamos

Skënderbeu ka prezantuar ditën e sotme 4 afrimet e fundit të kësaj merkatoje. Korçarët kanë zyrtarizuar Mamane Amadou Sabo, Joao Felipe, Altin Ukiçi dhe Saleh Nasr.

Klubi iu uron shumë suksese me fanellën e “Ujqërve”, me futbollistët që janë vënë menjëherë nën urdhrat e Ernest Gjokës. Afrime shumë të rëndësishme për Skënderbeun para sfidës me Dinamon, që është e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

“Mamane Amadou Sabo, Joao Felipe, Altin Ukiçi dhe Saleh Nasr zyrtarisht bardhekuqë!

Futbollistët kanë arritur marrëveshjen me klubin dhe janë zyrtarisht lojtarë të Skënderbeut.

Menjëherë pasi kanë hedhur firmën në kontratë, futbollistët janë bashkuar me grupin në seancat stërvitore", njofton klubi Skënderbeut.



Lexoni të gjitha në Bota Sot