Donnarumma flet për dëmtimin e rëndë në fytyrë

- Bota Sot

Donnarumma flet për dëmtimin e rëndë në fytyrë

Shenja në fytyrën e Gigio Donnarumma është ende e dukshme.

Kjo shenjë të kujton se mund të kishte pasur pasoja shumë më të rënda për portierin italian. Gjatë dhjetorit të kaluar, portieri i PSG-së u përplas me Singo gjatë një ndeshje të kampionatit.

Taka e ish-lojtarit të Torinos goditi fytyrën e tij, duke lënë një plagë të thellë në një dinamikë të dhunshme, që mund të kishte shkaktuar dëmtim intracranial dhe dëme në shikim. Në fund, ai shpëtoi me një plagë të rëndë, që ende i duket në faqe.

Është një moment që ai do ta mbajë mend gjithmonë. Donnarumma dha një intervistë për “Viva el Futbol”, ku riktheu kujtimet e atij momenti tmerrues. Për Donnarumma, ajo ka qenë një natë e vërtetë makthi dhe rruga për shërimin e plotë është ende e gjatë, edhe pse nuk di ende nëse do të mund ta largojë plotësisht atë plagë.

Ishte një moment frike, që mund të kishte sjellë një dëmtim edhe më të rëndë. Portieri është mirë tani, po luan, shenja në fytyrë nuk paraqet një problem të madh: “Po më vriste me atë ndërhyrje. E kam rregulluar pak, por tani duhet të pres 6 muaj dhe më pas do të shohim se si do të reagojë plaga. Mund të bëj edhe një trajtim me laser. Me laser përmirësohet pak”.

Zgjidhja e vetme për momentin është që të presë disa muaj të tjerë për të lejuar që plagë të shërohet, para se të veprohet nga ana estetike me laserin, që mund ta bëjë shenjën më të padukshme. Gjithçka është ende në zhvillim, por për fat të mirë, më e keqja ka kaluar.

Ata që shqetësoheshin më shumë, natyrisht, ishin babai dhe e dashura e tij, të cilët në atë moment donin vetëm të dëgjonin zërin e tij për të kuptuar si po ndihej pas atij dëmtimi të rëndë: “Për fat të mirë evitova dëmtimin e pakthyeshëm të syrit. Baba im më bëri shumë telefonata, ashtu si edhe e dashura ime”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot