Arteta ngelet “thatë"

- Bota Sot

Arteta ngelet “thatë"

Edhe pse dëmtimet e Bukayo Saka dhe Raheem Sterling e bënë të nevojshme ardhjen e një sulmuesi tek Arsenal, asnjë përforcim nuk pati te “topcinjtë”. Deri në momentin e fundit trajneri Mikel Arteta shpresoi te ndonjë surprizë, që nuk ndodhi.

“Do të kisha preferuar ndonjë element shtesë, por kisha thënë se duhej të bënim përforcime të goditura dhe jo blerje rastësore. Ne kishim disa objektiva që nuk u realizuan. Tani do të vijojmë me këtë grup”, tha Arteta.

“Do të menaxhojmë këtë skuadër, duke pritur që lojtarët e dëmtuar të rikthehen sa më shpejt. Kjo do të jetë një periudhë pak delikate, ndaj të shohim. Duhet punuar me kujdes që të mos kemi më problem”, shtoi trajneri spanjoll.

Arsenal është në vendin e dytë në Premier League dhe i kualifikuar direkt në raundin tjetër të Champions League. Kjo i jep mundësi të mos luajë play off, duke kursyar energji dhe u jep mundësi lojtarëve të dëmtuar të rikuperohen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot