“Elite Youth Development Academy” zhvillon seancën e dytë

- Bota Sot

“Elite Youth Development Academy” zhvillon seancën e dytë

“Elite Youth Development Academy” zhvillon seancën e dytë!

Djemtë e “Elite Youth Development Academy” kanë zhvilluar seancën e dytë të testeve për grupmoshat U-14 dhe U-15. Kjo seancë dimërore kishte për qëllim vlerësimin e talenteve të reja dhe analizimin e ecurisë së tyre gjatë muajve të fundit.

Procesi i testimeve është një hap kyç në identifikimin dhe përgatitjen e lojtarëve të rinj, të cilët mund të jenë pjesë e ekipeve Kombëtare në të ardhmen.

“Elite Youth Academy”, projekti i Federatës së Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, është një platformë e rëndësishme për zhvillimin e futbollistëve të rinj, duke u ofruar atyre kushtet më të mira për edukim, trajnim dhe zhvillim, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë edukativ dhe personal.



Lexoni të gjitha në Bota Sot