Të shtënat ndodhën në Örebro, 200 km në perëndim të Stokholmit, të martën pasdite.
Policia thotë se nuk dihet saktë sa është niveli i lëndimeve.
Ngjarja ka ndodhur para orës 13:00 me orën lokale dhe zyrtarët po u bëjnë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg shkollës.
“Situatë shumë e rëndë”, u tha mediave ministri suedez i drejtësisë.
Ministri suedez i drejtësisë Gunnar Strömmer tha për SVT Örebro se situata ishte “shumë serioze” dhe përgjigjja ndaj incidentit ishte ende duke u zhvilluar.
Qeveria suedeze mbetet në kontakt të ngushtë me autoritetet, tha ai.