Drita starton me fitore në pranverë, një hap drejt titullit

- Bota Sot

Drita starton me fitore në pranverë, një hap drejt titullit

Drita e Gjilanit ndali tre pikë domethënëse në luftë për titullin e kampionit.

Drita startoi me fitore në pranverë, e cila para shikuesve të vet e ka mposhtur me rezultat 2:0 Malishevën.

Besnik Krasniqi është autor i golave, në minutën e 61-të dhe të 78-tën nga penalltia. 

Pas javës së 19-të në elitën e futbollit të Kosovës, Drita kryeson me 43 pikë, ka 7 më shumë se Ballkani në pozitën e dytë.

Malisheva zë vendin e tretë me me 30 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot