Prizren: Aksident fatal, goditet për vdekje një këmbësore

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Aksident fatal, goditet për vdekje një këmbësore

Aksident fatal: Goditet për vdekje

Me datë 07.02.2025 rreth orës 11:28 ,ngasës mashkull, 55 vjeçar me automjetin e tij ishte duke lëvizur në shiritin e djathtë të rrugës dy  shiritore një kahore të rrugës “Ekrem Rexha” në Prizren, ai nuk vëren këmbësoren e cila ishte duke kaluar rrugën në vend kalimin shënuar për këmbësor dhe e godet atë me automjet.

Si pasoje e aksidentit këmbësorja femër rreth 68 vjeçare, pëson lëndime trupore e cila nga autoambulanca dërgohet në qendrën emergjente të spitalit të Prizrenit.

Sipas mjekut kujdestar këmbësorja ka lëndime te renda trupore, rrezik për jetë dhe e njëjta është dërguar për tretman të mëtejm në Q.K.U.K, në Prishtinë.

Për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar që ngasësi i lartcekur të mbahet  për 6 orë në stacion deri sa të konfirmohet gjendja shëndetësore e këmbësores.

Më vonë rreth orës  17:15 nëpërmjet telefonit  nga QKUK Prishtinë, policia ka pranuar informatën se këmbësorja e lënduar si pasojë e aksidentit kishte vdekur. Pasi është pranuar kjo informatë menjëherë është informuar Prokurori kujdestarë dhe me urdhër te tij  trupi i pa jete dërgohet në  Institutin e Mjekësisë

Ligjore në Prishtinë për autopsi, ndërsa ngasësi i automjetit ndalohet për 48 orë në qendrën e ndaljes  ne Polici.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit