Shpendi është i pafat, rrezikon të mbetet jashtë fushave

- Bota Sot

Shpendi është i pafat, rrezikon të mbetet jashtë fushave

Stiven Shpendi është i pafat. Sulmuesi shqiptar u largua nga Seria A për të rigjetur formën e tij një kategori më poshtë.

Por fati nuk ka qenë në anën tij as në këtë sezon.

Lojtari 21-vjeçar nuk është shfaqur në stërvitje si pasojë e një dëmtimi. Mediat italiane bëjnë me dije se Shpendi ka probleme me gjurin, çka rrezikon ta lërë jashtë fushave për një muaj.

Deri më tani Stiveni ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 1 asist me fanellën e Karrarezes në Serinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot