Debati mes Viniciusit dhe Modriçit, ja kujt i jep të drejtë Anceloti

- Bota Sot

Debati mes Viniciusit dhe Modriçit, ja kujt i jep të drejtë Anceloti

Luka Modriç ishte lojtari kyç i Real Madridit në një fitore të vështirë në transfertë 3-2 ndaj Leganes të mërkurën.

U vu re se kapiteni i Real Madrid gjatë kësaj ndeshjeje u zemërua me yllin brazilian, Vinicius Junior, ku edhe ky i fundit reagoi shumë ashpër ndaj kroatit.

Edhe trajneri i galaktikëve, Carlo Anceloti, komentoi për këtë rast duke i dhënë të drejtë kroatit.

“Modriç u inatos me Vinicius? Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por nëse Modric ka thënë diçka, atëherë është e vërtetë. Unë jam gjithmonë dakord me Luka Modricin. Nëse ai flet, duhet ta respektoni.” tha Anceloti në konferencë për shtyp pas ndeshjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot