Mesfushori i Barcelonës refuzoi ofertat 70 milionë euro nga Manchester United dhe Aston Villa

- Bota Sot

Mesfushori i Barcelonës refuzoi ofertat 70 milionë euro nga Manchester United dhe Aston Villa

E përditshmja katalanase SPORT, ka zbuluar një tjetër prapaskenë të bujshme të ndodhur gjatë afatit kalimtar të merkatos së janarit me një nga yjet e rinj të Barcelonës.

Dy klubet e mëdha të Premier League, Manchester United dhe Aston Villa kanë ofruar 70 milionë euro për Fermin Lopez, duke kërkuar transferimin e tij brenda afatit të merkatos dimërore.

Edhe pse oferta ekonomike ishte vërtet joshëse, si klubi dhe vetë lotari as që e menduan të pranonin dhe refuzimi ishte i prerë nga të dy palët, duke i mbyllur derën çdo tentative tjetër të mundshme.

Mesfushori 21-vjeçar ka kontratë me katalanasit deri në vitin 2029 dhe konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe. Edhe pse nuk është titullar i rregullt, spanjolli ka besimin e plotë të trajnerit Hansi Flick.



Lexoni të gjitha në Bota Sot