Pique “sulmon” Realin

- Bota Sot

Pique “sulmon” Realin

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique nuk e ka harruar rivalitetin që ka pasur me Realin e  Madridit dhe lëshon disa “kunja” në drejtim të klubit madrilen.

Në një intervistë për Marcan, spanjolli ka komentuar përplasjet e fundit mes Realit dhe LaLigas në lidhje me gjykimin:

"E kemi jetuar këtë histori një milion herë. E jetojmë këtë situatë prej 120 vitesh.

Këto polemika janë në stilin e Realit , që kur nuk arrin të fitojë, fillon dhe flet për gjëra të tjera.

E kemi thënë shumë herë kërtë. Ata që vuajnë janë arbitrat, që tashmë ndihen nën presion”, ka thënë mes të tjerash Pique.



Lexoni të gjitha në Bota Sot