Leçe nuk ka marrë më shumë se 1 pikë në sfidën me Bolonjën e vlefshme për javën e 24-të në Serinë A.Asnjëra prej skuadrave nuk arriti të realizonte asnjë gol.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani e nisi ndeshjen si titullar dhe u largua nga fusha në minutën e 70-të për tia lënë vendin Pierret.
Ndërsa mesfushori tjetër Medon Berisha u aktivizua në minutën e 80-të të sfidës pas dëmtimit të Helgason.
Pas këtij barazimi, Bolonja mbetet në vendin e 8-të me 38 pikë ndërsa Leçe në të 14-in me 24 pikë.